14 apo 15 janari janë dy datat e mundshme të vizitës së komisionerit evropian për zgjerim Johannes Hahn në Shkup, njoftoi Alsat-M.
Nga Komisioni Evropian nuk deshën të japin detaje për datat e vizitës, por vetëm konfirmuan se ai pritet të qëndrojë në Shkup këtë muaj.
Hahn për vizitë në Maqedoni vjen për të inspektuar zbatimin e deritanishëm të Marrëveshjes së Përzhinos si dhe të shohë, nëse ka përparim në zbatimin e reformave me prioritet urgjent të cilat Brukseli i kërkoi para disa muajve.
Disa ditë para tij, në Shkup për vizitë do të qëndrojnë tre euro-deputetët Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe Riçard Hovit, të cilët duhet ta përshpejtojnë procesin e zbatimit të marrëveshjes.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...