Të niset ftesa për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe menjëherë të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, porositi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.
“Maqedoni gjatë po mbahet jashtë NATO-s dhe BE-së. Greqia një kohë të gjatë nuk lejon që të fillojnë bisedimet me BE-në dhe të marrim ftesën për anëtarësim në NATO. Prej 2008-tës Maqedonia ka përmbushur kushtet për anëtarësim në NATO dhe këtë e dijnë të gjithë qytetarët. Prej atëherë kanë kaluar 7-8 vite që Maqedonia mbahet jashtë NATO-s. Kjo nuk është e drejtë”, tha Gruevski para gazetarëve, gjatë vizitës së tij në Komunën e Resnjës, telegraf maqedoni.
Ai apeloi tek anëtarët e NATO-s dhe BE-së të fillojnë bisedimet në pajtim me marrëveshjen e vitit 1995, pasi sipas tij, nuk ka asnjë pengesë për fillimin e bisedimeve./Arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...