Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski pas përfundimit të seancës gjyqësore për rastin “Trajektorja” në të cilin ai është i akuzuar, në konferencë për shtyp tha se posedon informacione që gjykatësit në Gjykatën Penale, për shkak të presioneve politike kanë vendosur ta dënojnë në lëndët në të cilat ai është i akuzuar nga Prokuroria Speciale.
Gruevski tha se gjykatësit për kohë të njëjtë kanë caktuar disa seanca për avokatët e tij, me qëllim që siç tha, ai të mbetet i vetëm dhe pa mbrojtjen e avokatëve, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ju kam ftuar që të ndaj me ju shqetësimet e mia rreth ndodhive në Gjykatën Penale. Dua tu informoj se kam informacione se gjykatësit, për shkak të presioneve kanë vendosur që unë të burgosem në lëndën “Tanku”. Sipas informacioneve që posedoj, gjykatësit kanë marrë instruksione nga instancat më të larta se si duhet të jetë vendimi për lëndën “Tanku””, tha mes tjerash Gruevski.
Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për gjykatës që nuk e dijnë punën, përkundrazi bëhet fjalë për gjykatës me përvojë, por të cilët sipas tij, janë të shtypur nga presionet politike.
Gruevski në konferencë për shtyp tha se është bërë propagandë e madhe ndaj tij.
Ish-kryeministri u përgjigj edhe për lajmet e fundit se ai e ka pranuar emrin “Maqedonia e Veriut” në vitin 2008, ndërsa tha se nëse do të pranonte një marrëveshje të tillë, sot situata do të ishte ndryshe.
Gruevski pas përfundimit të deklaratës së tij, nuk pranoi pyetje nga gazetarët.
Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP
7-1 është një rregull i thjeshtë gjumi që mund t’ju zgjasë j...
Thaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë
“Mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres”
Thaçi: Trump, i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë K...
Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ...