Shumica prej dy të tretave më nuk është negociuar, të gjithë ata që duan, do të votojnë nesër, tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi në një konferencë për shtyp në Kuvend.
“Nuk është më e diskutueshme, ata që do të votojnë për ligjet me dy të tretat do të votojnë. Shpresoj që Besa dhe Aleanca për Shqiptarët të ndryshojnë mendim dhe të votojnë për Ligjin e Prokurorit Publike, për të parandaluar çdo arsyetim nga nga vendet e Bashkimit Evropian. Të gjithë kemi deklaruar se do të mbështesim Ligjin për PP-në dhe Ligjin e Mbrojtjes. Shpresoj se të gjithë ata që duan Maqedoninë evropiane nesër do të rreshtohen dhe së bashku me ne nesër do të votojnë”, tha Grubi.
Ai shtoi se ligjet për Këshillin e Prokurorëve Publikë si dhe Ligjin për ASHMAA-në dhe ligje të tjera, përfshirë Ligjin e Mbrojtjes, duhet të jenë në agjendën e sotme./Telegrafi/
Grubi është i kënaqur që kërkesa për transferim të zonave zgjedhore është pranuar, me të cilën zona e Mavrovë dhe Rostushë kalon në zonën e pestë me çka është përmbushur edhe një rekomandim tjetër i OSBE-së dhe ODIHR-it që nga viti 2014./Telegrafi/
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...