Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane në Maqedoni, Artan Grubi, ka takuar Ambasadorin e Sllovenisë në Shkup, Milan Jazbec.
Deputeti Grubi dhe Ambasadori Evropian Jazbec diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, punën e Kuvendit si dhe për aktivitetet e Komisionit për Çështje Evropiane në lidhje me miratimin e reformave të parapara nga Komisioni Evropian, bëhet e ditur në një komunikatë për medie.
Deputeti Grubi informoi ambasadorin Jazbec për aktivitetet në Kuvend si dhe në Komisionin për Çështje Evropiane dhe mbledhjen e rradhës më 28 qershor si dhe qëllimin për përfshirje e të gjitha partive bashkë me shoqërinë civile dhe mediat në diskutimet mbi ligjet reformuese, shkruan arbresh.info.
Deputeti Grubi dhe Ambasadori Jazbec gjithashtu diskutuan për integrimin EuroAtlantik, marrëdhëniet ndërfqinjësore si dhe zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit në përputhje me kushtetutën e vendit në drejtim të barazisë gjuhësore./arbresh.info/
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së për zbatimin e Ligjit për...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...