Zëvendëskrzeministri dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Maqedoni të Veriut, Artan Grubi sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Hungarisë, Laslo Ishtvan Duks.
Siç njoftojnë nga kabineti i Grubit, ë këtë takim është biseduar për gjendjen aktuale në vend, marrëdhëniet dypalëshe, si dhe ndodhitë e fundit në kuadër të procesit eurointegrues të vendit.
Grubi ka përshëndetur bashkëpunimin e vazhdueshëm me Hungarinë, duke theksuar se Maqedonia e Veriut e vlerëson përkrahjen hungareze për marrjen e datës për fillim të bisedimeve me Bashkimin Europian, si dhe gatishmërinë për ndarjen e përvojës në këtë drejtim.
Ai theksoi se për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe në kontest me rrethanat e reja gjeopolitike, debllokimi i procesit të eurointegrimit dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE janë të rëndësisë së veçantë.
Grubi u shpreh i bindur tërësisht që propozimi europian për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk cënon në asnjë formë identitetin, kulturën, historinë dhe gjuhën maqedonase.
“Politikanët zgjidhen për të marrë vendime, prandaj nevojitet guxim për vendime që garantojnë të ardhmen e vendit, e jo që garantojnë karrierën personale të funksionarit. Opozita ka qenë gjithmonë kundër të gjitha qëndrimeve dhe vendimeve strategjike për vendin, ndërsa historia ka dëshmuar që kanë qenë në anë të gabuar”, tha Grubi.
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...