Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi edhe një herë ka folur për të ardhmen e vendit dhe funksionimit të sistemit gjyqësor.
Ai ka thënë se partia që ai përfaqëson është e vendosur për veting gjithpërfshirës në sistemin politik.
“Para një viti e gjysmë BDI nisi një proces të ri-regjistrimit të anëtarësisë dhe një vetingu të brendshëm partiak. Si rezultat i këtij procesi u anëtarësuan mbi 30 mijë njerëz të rinj, u zgjodh tërësisht një kryesi e re e Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas. Pothuajse 100 për qind zgjodhëm kryetar të ri në 36 degë në mbarë vendin dhe mbi 500 kryetar të ri të këshillave vendore. Ky proces përfundoi kah fundi i vitit të kaluar me organizimin e Kongresit të partisë, ku u zgjodhën mbi 70 për qind anëtar të rinj të Këshillit të Përgjithshëm”, deklaroi Grubi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...