Të dielën do të nënshkruhen nga shefi i diplomacisë greke, kurse të hënën në mëngjes do të dërgohen letrat te Bashkimit Evropian dhe NATO-s, se Greqia nuk do ta kundërshtojnë Maqedoninë në proceset euro atlantike. Këtë e deklaroi Nikos Kotzias, duke folur para gazetarëve në fund të Konferencës për stabilitet dhe siguri të ishullit Rodos.
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, tha se të premten e kaluar, para nënshkrimin të marrëveshjes, pa qenë i obliguar, ka dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ku raporton dhe i vendos parakushtet me të cilat duhet të jetë ftesa për anëtarësim, përkatësisht ato kushte të cilat u nënshkruan në marrëveshje.
Në lidhje me letrat e reja, Kotzias e vërtetoi se ka marrë notën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë se marrëveshja ka qenë e ratifikuar kurse të hënën Greqia do të përmbush pjesën tjetër të detyrimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në zyrën time diplomatike kemi përgatitur letrat. Do t’i nënshkruaj në Bruksel këtë fundjavë, që në mëngjes të dërgohen BE-së dhe NATO-s. Janë letra të cilat thonë se jam njoftuar nga pala tjetër për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend dhe se parakushtet dhe detyrimet qe i kemi vendosur mund të vazhdojnë”, deklaroi Kotzias./
Dolce thotë se ka qenë në njohje me Edin, por jo në lidhje
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...