Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Rasti ndodhet në fazën përfundimtare dhe sot pritet që mbrojtja të jap fjalët përfundimtare.
Në seancën e kaluar fjalët përfundimtare në më shumë se tre orë i dha avokati i Mitko Çavkovit, Sashko Dukovski. Fjalët përfundimtare do t’i japin edhe avokatët e 16 të akuzuarve tjerë, ndërsa më pas të njëjtën mundësi do ta kenë edhe vetë të akuzuarit, përcjell telegrafi maqedoni.
Procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe udhëhiqet nga gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska. Gjykimi në fillimi nisi kundër 33 personave, ndërsa në pajtim me Ligjin për amnisti u falën gjithsej 15 persona.
Osmani në CNN: Pa institucione të themeluara shpejt, ëndrra ...
Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e...
U.D Presidentja Haxhiu vlerëson mbështetjen e Suedisë për au...
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...