Në lidhje me kontrollin e PSP-së në shtëpinë e Goran Grujevskit, ish-drejtorit të departamentit të pestë, Gjykata Themelore Shkupi 1 i mohin akuzuat e publikuara në disa media, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykata Themelore Shkupi 1 i ka mohuar akuzat e publikuara në disa media duke iu referuar faktit se Këshilli Penal e ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale për kontroll në shtëpinë e ish-shefit të Departamentit të pestë, Goran Grujevski dhe se tani nuk ka asnjë pengesë për të marrë provat nga kontrolli te Grujevski që të përdoren në procedurë. Sipas Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkup 1 është sjellë një vendim për t’u kthyer lënda te gjyqtari i procedurës paraprake për rigjykim.
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Duhet konsensus politik për...
Marrja e dialogut nën udhëheqjen e MPJD-së shihet si “moment...
Trepça ’89 lidere në Ligën e Parë pas fitores me Tefik...
Rob Jetten, bëhet kryeministri më i ri holandez
Gati dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj rivalit direkt për mb...