Ambasadat e Serbisë, në kryeqytetet e dy vendeve të mëdha të Evropës, të cilave nuk iu përmend emri, kanë marrë kërcënime se do të jenë cak i siç thuhet “sulmeve terroriste”, andaj edhe siguria e tyre sipas njoftimimit nga Beogradi, është rritur.
Këto pretendime i dha të martën në mëngjes, ministri serb i punëve të jashtme, Marko Gjuriq, i cili thelloi pretendimet e tij se sipas informacioneve siç i quan fillestare kërcënimet vijnë nga rrethe ekstermiste që janë pjesë e diasporës së Kosovës, më saktë sipas Gjuriqit, bëhet fjalë për persona të nacionalitetit shqiptar, njofton Klankosova.tv .
Ai tha se në bashkëpunim me organet e sigurisë evropiane po punohet që këto kërcënime të paralajmërohen dhe të eliminohen.
Zyrtari serb gjithashtu tha për Tv Pink se këto fjalë për Kosovën i tha për shkak se sipas tij “Dikush në Prishtinë, tash e sa vjet sistematikisht po punon në krijimin e klimës se është i pranueshëm sulmi në krejt çka është serbe”.
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...