Presidenti malazez Milo Gjukanoviq deklaroi se nuk do të niset për vizitë në Sarajevë, vetëm nëse ftohet për të ardhur në përvjetorin e masakrës në Srebrenicë, me qëllim për t’u dhënë respekt viktimave të gjenocidit.
“Nuk do të vij në BeH më 2 dhe 3 mars, edhe pse dy anëtarë të Presidencës më ftuan! Dodik ka bërë imazh kombëtar, ndërsa unë nuk dua të jem pjesë e atij imazhi. Ai nuk do ta rrezikojë marrëdhënien mes Malit të Zi dhe BeH-së”, theksoi Gjukanoviq në intervistë për televizionin e Sarajevës “Fejs”.
Ai shtoi se nëse thirret do të vjen në Srebrenicë për përvjetor.
“Me praninë time do të tregoj dhe do t’u jap respekt viktimave të gjenocidit. Parlamenti malazez mes të parave në botë e miratoi rezolutën për gjenocid. Unë thashë se ishte gjenocid, nëse nevojitet atë do ta konfirmoj edhe me praninë time. Gjithsesi se do të vij në 25 vjetorin”, deklaroi Gjukanoviq./koha.mk
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...