Ministria për Punë të Brendshme informon se ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.
Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit, u shqiptuan gjithsej 220 masa, përfshirë 51 sanksione për ngasje më shumë se shpejtësia e lejuar, 16 për ngasje pa patentë shofer, 16 shkelje të kryera nga motoçiklistët.
“Tetë sanksione u vendosën për përdorimin e telefonit celular, 13 për ngasjen nën ndikimin e alkoolit, shtatë për mos përdorimin e rripit të sigurimit, pesë për kalimin e rrugës në dritën e kuqe të semaforit, 68 sanksione për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.
Ata shtojnë se kontrollet e trafikut të veprimit të intensifikuar vazhdojnë dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...