Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

12:48 | 9 Mars 2019

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa kryesisht nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacioni jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë ju bën apel të gjithë pjesëmarrësve të komunikacionit për lëvizje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit.

Nga 15 nëntori ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen e motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2019.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara