Gjendet trupi i pajetë i një 22-vjeçari në Shkup

18:07 | 28 Korrik 2022
KRG

Trupi i pajetë i një të riu nga Shkupi është gjetur në një banesë në Shkup, njofton MPB.

“Me datë 27.07.2022 në ora 12:00 në SPB Shkup është raportuar se G.A. (22) nga Shkupi është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku i emergjencës, ndërsa në vendin e ngjarjes hetime kanë kryer policia nga SPB Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale