Një grua e moshuar ka vdekur me plagë të dukshme në pjesën e përparme të trupit nga kafshimet e brejtësve, dje është gjetur në Gjevgjeli të Maqedonisë.
Mjeku nga Ndihma Urgjente Mjekësore dje në orën 15:30 në Stacionin Policor ka denoncuar se në rrugën “Ilija Mijov” në Gjevgjeli, ku kanë qenë të thirrur për intervenim, kanë gjetur trupin e një gruaje të moshuar me plagë të dukshme në pjesën e përparme të trupit.
Siç kumtoi MPB-ja, nga ekspertiza në vendin e ngjarjes është konstatuar se e ndjera T.B. (84) ka pasur plagë të dukshme në duar, këmbë dhe në fytyrë nga kafshimi i brejtësit.
Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup për obduksion dhe konfirmim të shkakut të vdekjes.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...