Deputetët e dyshuar për ndihmë të huliganëve për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Sasho Vasilevski, Krsto Mukoski, Ljuben Arnaudov dhe Ljupço Dimovski sot do të duhet të shfaqen në Gjykatën Themelore Shkupi 1 për të filluar betejën për fajësinë e tyre, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kuvendi i Maqedonisë, ditën e premte ju mori mandatin e deputetit dhe ndërkohë ata duhet të flasin para gjykatësit për të treguar të vërtetën e tyre rreth ditës së përgjakshme ku ata ngarkohen si ndihmues të huliganëve që dhunuan deputetët e shumicës së tanishme parlamentare.
Gjykatësi i procedurës paraprake duhet të vendos për fatin e tyre ndërsa ”shokët” e tyre tashmë vuajn dënimin me paraburgim për lëndën që ngarkohen ”cënim i rendit kushtetues dhe institucioneve”./Telegrafi
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...