Ambasadori gjerman në Maqedoninë e Veriut, Thomas Gerberich është optimist se në Samitin e Bashkimit Evropian në tetor do të merret vendim pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të vendit tonë në BE.
“Të gjithë e presim këtë vendim të Këshillit të BE-së dhe me të vërtet jam shumë optimist se kjo do të jetë votim i qartë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Edhe përkundër të gjitha vështirësive dhe të gjitha mangësive që ende ekzistojnë, Maqedonia e Veriut ka krijuar një tregim të mirë të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në lidhje me rajonin që të jetë më afër njëri tjetrit. Në tre vitet e kaluara, Republika e Maqedonisë së Veriut i ka mbyllur të gjitha çështjet e hapura me fqinjët e saj”, tha Gerberich në konferencën e sotme të dedikuar për perspektivën e reformat zgjedhore.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut me marrëveshjen e Prespës ka bërë kthesë të madhe me dimensione historike dhe kjo marrëveshje duhet të jetë shembull për botën./Telegrafi/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...