Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer në konferencën e sotme njoftoi se sot në Bruksel janë mbledhur ministrat e brendshëm e vendve anëtare të BE-së për të shqyrtuar gjendjen dhe masat lehtësuese për refugjatët ukrainas.
Ai ftoi BE-në që të veprojë sa më shpejtë të jetë e mundur në lidhje me situatën me refugjatët.
“Unë mendoj se të gjithë, i gjithë Bashkimi Evropian duhet të veprojnë sa më shpejtë që është e mundur. Sot ministrat e Punëve të Brendshme takohen në Bruksel për të diskutuar rreth kësaj çështje, që të shmangen procedurat burokrate dhe t’ju mundësohet refugjatëve që të mund të hyjnë, të kenë leje qëndrime, që të mund të kenë punë”, tha Geer./telegrafi/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...