Google ADS

Gazetarët ironizojnë Gruevskin, ai tenton shmangien e pyetjeve

13:51 | 9 Mars 2015
Arbresh.info

Gazetari: Kryeministër sa i ka kushtuar qytetarëve projekti “Shkupi 2014”.

Gruevski: “Këtë e publikuam në konferencën për media, para një viti e gjysmë dhe ajo është shifra”.

Gazetari: Ju nuk e mbani mend numrin?

Gazetari: Si e komentoni debatin e djeshëm te Zaevit në televizionin “Telma” ku flet për raportin me Verushevskin?

Gruevski: “Zaev nuk duhet të komentohet shumë pasi, ai komenton dhe përgënjeshtron vetveten. Para një muaji, njerëzit e tij thoshin se Zaevi dhe Verushevski nuk njiheshin mes tyre, patën thirrur edhe konferenca speciale për media lidhur me këtë. Me vonë dolën me prononcimin se njihen sipërfaqësisht, kurse në fund doli se njihen shumë mirë. Pastaj doli edhe një letër për të cilën heshtej, autenticitetin e së cilës më vonë e vërtetoi Zaevi se ai ia ka shkruar atij, me të cilin gjoja nuk njiheshin më parë. Pastaj dolën edhe ato mesazhet SMS të shifruara të cilat dje tha se janë të vërteta. Pohonte se nuk njihen por i ka blerë kompjuter dhe bëhej gati t’i blinte edhe veture për shkak se ka bërë diçka kundër qeverisë. Ka pasur shumë persona që janë munduar të bëjnë diçka kundër Qeverisë por s’kam dëgjuar se Zaevi u ka blerë vetura. Disa herë ai nuk e ka treguar të vërtetën. Tani e tha të vërtetën por kur njeriu thotë disa herë kështu, disa herë ashtu, nuk mund t’i besoni”.

Gazetari: Kush iu paraqit dje ministrit Stavrevski që të mbajë konferencë për shtyp? Ju apo zoti Mijallkovi?

Gruevski: Askush. Të paktën jo unë, por e di se as zoti Mijallkov, pasi dje u takuam.

Gazetari: Çfarë do të ndërmerrni nëse vërtetohet autenticiteti i bisedave?

Gruevski: Nuk do të përgjigjem në pyetje të tilla hipotetike.

Gazetari: Ju nuk besoni në autenticitetin e tyre?

Gruevski: Duhet të presim që procesi gjyqësor ta dëshmojë autenticitetin.

Gazetari: Nuk i njihni zërat e tyre në incizime?

Gruevski: Autenticiteti dhe përmbajtja e bisedave, si dhe zëri janë gjëra plotësisht të ndryshme.

Gazetari: Pas gjithë këtyre që dëgjoi publiku, si shikoni njëri-tjetrin në sy. Ju pamë të gjithëve të renditur se bashku!

Gruevski: “Ne jemi prej shumë kohësh bashkëpunëtorë. Shumë gjëra kemi zgjidhur së bashku, me debate, dialog me mendime të përbashkëta apo të ndryshme; kompromise dhe gjetje zgjidhjesh me anë të bisedave të shumta. Nuk kemi kësi problemi të shikimit në sy dhe bashkëpunimit siç mendoni ju. Së bashku kemi realizuar shumë projekte, kemi bërë dhe ndërtojmë rrugë, autostrada, muze, spitale, teatro, fabrika”.

Gazetari: A është kjo çokollata që e blejmë?

Gruevski: “Kemi mundësuar rritje të pensioneve, rrogave në sektorin publik, kemi bërë shumë vepra të mira për të cilat mund të jemi krenar”.

Gazetari: Çfarë bëhet më çokollatën dhe bukën? A është kjo çokollata?

Gruevski: Pikërisht për këtë fola. Investuam në të gjitha sferat.

Gazetari: Në konferencën e djeshme, Stavrevski tha se e kanë nxjerrë nga konteksti në ato regjistrime që lë hapësirë të mendohet se bisedat mund të jenë autentike. Ai tha se bisedat janë selektive.

Gruevski: Unë nuk do ta komentoja deklaratën e tij. Ndoshta ai mund të japë sqarime shtesë në ndonjë rast tjetër.

Gazetari: Ai ka thënë se në ndonjë rast, i ka ardhur për t’ju goditur më telefon në kokë.

Gruevski: Nuk do ta komentoja.

Gazetari: Nuk jeni të ofenduar apo tani më, i keni dëgjuar ato biseda?

Gruevski: Nuk do të komentoja biseda të pakonfirmuara.

Gazetari: A i keni dëgjuar ato incizime?

Gazetari: Kryeministër a mund të deklaroni se pas hapjes së rastit “Puç” po thoni gjithnjë të vërtetën? Akuzoni Zaevin se nuk e thotë të vërtetën, por ju a mund të pohoni se e thoni të vërtetën?

Gruevski: Po, absolutisht them të vërtetën.

Gazetari: Zoti, Janakievski a do të jepni deklaratë?

Janakievski: Jo, dhashë pak më parë në Liqenin e Smillkovës./alsatm

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme