Njohësit e çështjeve politike thonë se fushata për zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjen e presidentit në Maqedoninë e Veriut, tashmë ka filluar dhe ajo në masë të madhe po zhvillohet për t’i nxitur kundërshtarët politikë në mungesë të ofertave për zgjidhjen e problemeve konkrete, me të cilat përballet vendi.
Njohësi i çështjeve politike, Petar Arsovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këto zgjedhje shumë më pak pritet të flitet për mungesën e rezultateve në realizimin e reformave dhe luftën kundër korrupsionit. Fokusi, thekson ai, duket se mbetet tek ajo se kush është i zhytur në korrupsion dhe kush është më patriot.
“Sa i përket pjesës kur do të fillojë edhe zyrtarisht fushata zgjedhore, pres që ajo të jetë edhe më negative, duke qenë se jemi një shoqëri thellësisht e ndarë dhe kemi qëndrime diametralisht të kundërta se si duhet të lëvizë shteti”, thotë Arsovski.
Nga ana tjetër, Sefer Selimi nga organizata Democracy Lab, konsideron se në këto zgjedhje kartë e rëndësishme mbetet çështja e kryeministrit shqiptar.
“Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim [BDI], do të përpiqet sa më shumë që është e mundur që ta kapitalizojë votën përmes realizimit të premtimit për kryeministrin e parë shqiptar, edhe pse zgjedhja e tij në këtë rast është më shumë simbolike sesa përmbajtjesore. Ndërkohë, partitë e tjera shqiptare, që do të jenë si front kundër BDI-së do të përpiqen ta ulin vlerën e zgjedhjes së kryeministrit shqiptar si arritje për shqiptarët dhe politikën në Maqedoninë e Veriut, duke u munduar të heqin relevancën në bazë të kompetencave të kufizuara që ka kryeministri në Qeverinë teknike”, thotë Selimi.
Në bazë të ujdisë që arritën liderët e partive politike parlamentare, rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa më 8 maj do të ketë zgjedhje të dyfishta – mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare.
Fushata zgjedhore zyrtarisht duhet të nisë 20 ditë para zgjedhjeve.
Ndërkaq, deri në fund të këtij muaji pritet të zgjidhjet Qeveria teknike që do të jetë përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare.
BDI-ja ka thënë se do të nominojë për kryeministër të Qeverisë teknike, Talat Xhaferi, kryetarin aktual të Kuvendit maqedonas.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...