Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme i emëroi anëtarët e Komisionit, i cili do të jep mendim nëse një shkollë e caktuar, sipas gjendjes epidemiologjike, i plotëson kushtet për mësimdhënie me prani fizike në objektet shkollore, në fakt do të shqyrtojë kërkesat e paraqitura nga komuna ose themeluesi i shkollës.
Qeveria i emëroi Elena Ivanovska nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Gjorgi Tasev nga zyra e kryeministrit dhe mjeken Gordana Kuzmanovska nga Ministria e Shëndetësisë.
“Në të gjitha shkollat që do të sigurohen kushte për prezencë të sigurt fizike të nxënësve, mësimi do të jenë në gjendje të fillojë në objektet”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska.
Qeveria në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e mësimdhënies në shkollat fillore dhe të mesme në vitin shkollor 2020/2021 dhe miratoi Planin për mësimdhënie në shkollat fillore dhe të mesme.
Sipas Planit, Qeveria miratoi protokollet për realizimin e procesit arsimor me prani fizike të nxënësve në vitin e ri shkollor, si dhe algoritmin për veprimin në shkolla në rast se një nxënës shfaqet me simptoma të dyshimta ose rezulton pozitiv me Covid-19./telegrafi
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...