Eksperti për aviacion ushtarak dhe redaktor i rubrikës The War Zone në portalin The Drive, Tyler Rogoway, pas shfaqjes së dëshmive vizuale, ka dhënë opinionin e tij për objektin që mbrëmë është rrëzuar në kryeqytetin kroat – Zagreb.
Në një tekst autorial, ka thënë se beson fuqishëm se bëhet fjalë për fluturake vëzhguese pa pilot Tu-141 “Strizh”, që duket se është prishur dhe kishte kaluar nëpër tërë territorin e Hungarisë apo pjesë të vendeve fqinje, dhe në Kroaci ka përfunduar duke fluturuar nga Ukraina.

“Njëri prej dy krahëve ka mbetur i paprekur, që na ka mundësuar të konfirmojnë dyshimet që i kishim. Megjithatë, fakti që ky dron ka udhëtuar kaq gjatë nga kursi është e habitshme dhe alarmante. Por kjo nuk do të ishte humbja e parë e Tu-141 në luftë. Një tjetër i tillë është rrëzuar në Ukrainë disa ditë më parë”, shtoi eksperti amerikan./arbresh.info/

Zagreb| Në vendin ku ra fluturakja shihet edhe parashuta e varur në pemë
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...