Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se projekti ngritjen e një qyteti të ri mbi ujë “Belgrade Waterfront” shënon fillimin e një epoke të re për Beogradin dhe Serbinë.
“Belgrade Waterfront” është emri i projektit rindërtues i kryesuar nga qeveria serbe që synon ta përmirësoj pamjen dhe rivitalizimin e ekonomisë, duke e ringritur amfiteatrin e Sava-s, si dhe tokat e braktisura në krahun e djathtë të brigjeve të lumit Sava.
Projekti ka filluar në vitin 2014 me rindërtimin e Bllokut Kooperativë në Beograd, që kishte përfunduar në qershor të po të njëjtit vit.
Vuçiq ka thënë se faza e parë e projektit do të ushtojë 350 milion euro, përderisa totali i çmimit të projektit shkon në 3.5 miliardë euro, ku do të bashkëinvestojnë edhe investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, transmeton Indeksonline.
“Kjo është një ditë e mirë për ne, pasi po mendojmë për diçka që na ndihmon në praktikë, që do të shënojë një epokë të re për Beogradin dhe Serbinë”, ka thënë ai për B92 në vënien e gurthemelit të projektit “Belgrade Waterfront.”
Në projekt përfshihet ndërtimi i zyrave dhe ndërtesave luksoze, hotele me tetë yje qendra tregtar, si dhe Kulla e Beogradit, që do të jetë e lartë 220 metra. /Indeksonline/
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...
Bahamas njohu Kosovën, Serbia i kërkon ta rishqyrtojnë vendi...
Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndë...
TikTok më i sigurt, por jo më i njëjti? Pasojat e marrëveshj...