Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot fillon gjykimi për lëndën e PSP-së “Talir” që ka të bëjë me financimin e partisë së OBRM-PDUKM-së.
Në këtë lëndë akuzohen ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-sekretari i qeverisë, Kiril Bozhinovski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputeti, Ilija Dimovski, Lleko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska, e cila vitin e kaluar e pranoj fajin dhe mori dënim me kusht.
Nga PSP pretendojnë se të akuzuarit në mënyrë të paligjshme kanë fituar të paktën 4.6 milionë euro para të gatshme, dhe më pas kanë rregulluar që këto para të paguhen në xhirollogaritë e partisë përmes emrave të ndryshëm. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare dhe pastrim parash.
Rasti do të gjykohet nga këshilli gjyqësor i kryesuar nga Osman Shabani.
Silva në “radarin” e Juventusit
Donika Gervalla: Votat e qytetarëve kanë dëshmuar gjithmonë ...
Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë shembu...
Durmishi thotë se qeveria do t’a marrë përsipër kompensimin ...
Ushtria siriane nis sulme ndaj SDF-së, rritet frika për ndër...
Qeveria venezueliane gati të lirojë të burgosurit politik