Ministri i Shëndetësisë Venko Filipe ka njoftuar se në mëngjes ka pasur takim me drejtorët e kovid-qendrave ku është analizuar situata në 24 orët e fundit.
Ai ka thënë se gjendja me virusin po qetësohet dhe se kjo mund të vërehet nga numri i rasteve të reja të diagnostifikuar.
“Po bie presioni mbi spitalet, edhe pse nuk janë liruar numër i madh i reparteve, sepse karakteristike për këtë valë është përkeqësimi tek pacientët të ndodhë pak më vonë, dhe këtu lirimi i kapaciteteve spitalore vjen 2-3 javë më vonë”, ka shkruar Filipçe.
Megjithatë ai ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë me kujdes maksimal në periudhën që vjen./Telegrafi/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”