Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se për momentin autoritetet shëndetësore nuk mendojnë për masa shtesë parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Për momentin nuk planifikojmë masa shtesë, në rreth 2/3 e qyteteve ka rënie serioze të incidencës në javët e fundit, mesin në gjendje kritike qytetet: Kumanovë, Shtip, Prilep, Manastir, Shkup”, deklaroi Filipçe.
Sa i përket kërkesës së kryetari të komunës së Prilepit për karantinim të plotë të qytetit, ministri Filipçe tha se nesër do të realizojë takim me kryetarin Ilija Jovanovski.
“Mbrëm kemi biseduar përmes telefoni, nesër do të kemi takim ku do të evalvojmë në detaje gjendje, situatën epidemiologjike në Prilep. Për momentin po menaxhohen mirë kapacitetet spitalore”, pohoi ministri Filipçe./alsat
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...