Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë thirrje deri te të gjithë qytetarët, që të paraqiten për vaksinimin, pasi siç ka deklaruar, vetëm me imunizim, do të mund të kthehet jeta normale që ka qenë para Covid-19.
Ka deklaruar, se vetëm të vaksinuar, do të mund t’i kthejmë ahengjet dhe dasmat.
“Vaksinimi është mënyra e vetme që të kthejmë jetën ashtu siç e kemi ditur para pandemisë. T’i kthejmë të gjitha gjërat e bukura të cilat ndaluan: shoqërimin, koncertet dhe ahengjet. Sa më shpejtë dhe më shumë qytetarë vaksinohen, aq më shpejtë, sërish do t’i shënojmë rastet e gëzimit, ditëlindjet e të dashurve, dasmat e të afërmve, arritjet e mëdha jetësore. Vaksinimi na e kthen lirinë”, tha Filipçe në thirrjen e tij, transmeton TV21.
“Të përshëndetemi me duar si ndonjëherë duke u shtrënguar fortë me pëllëmbë”, tha Filipçe më tej.
Që t’i kthehemi normalitetit, ai ka ftuar që të paraqitemi në ueb faqen Vakcinacija.mk dhe të ndihmohen ata që nuk dinë të aplikojnë dhe ka porositur:
“Bëhuni ambasador të imunizimit” duke shtuar, “për jetën pa Covid, për jetën që e kemi pasur, për momentet e lumtura”.
Nuk kanë fund lajmet e këqija për Realin, braziliani do t...
Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyo...
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...