Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk përjashton mundësinë e karantinës së plotë ose të pjesshme në komuna ose qytete nëse masat nuk respektohen.
Ai shpreson që kjo paketë e propozuar e masave kufizuese të ketë efekt.
“Hapi tjetër është karantina e plotë, ose mbyllja e plotë. Tani jemi larg këtij skenari, por ky do të jetë hapi tjetër. Ne po i pakësojmë mundësitë, ekziston edhe mundësia për të ndërhyrë në transportin publik ose në shkurtimin e orëve të punës në disa kompani ekonomike dhe objektet hotelierike, por këto janë mundësitë. Ne duam ta shmangim atë. Masat janë të dimensionuara mirë nëse respektohen, në këtë mënyrë ne do të shmangim karantinën”, tha Filipçe.
Për sa i përket mbajtjes së maskave në ambiente të jashtme, ai thotë se ata ndoqën shembullin e Italisë./Telegrafi/
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren