Qëndrimi i Komisionit për Sëmundje Infektive është që të fillojë mësimi në mënyrë online, përveç në klasat e para ku është e nevojshme prania fizike e fëmijëve, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
“Në vjeshtë, kur nuk e dimë se çfarë na pret dhe me çfarë do të përballemi, si të gjitha vendet në Evropë, do të jetë shumë e rrezikshme të lejoni fëmijët të kthehen në ambiente të mbyllura pa asnjë kufizim”, i tha Filipçe për “Kanal5”.
Ai theksoi rreziqet e përhapjes së infeksionit gjatë transportit drejt dhe nga shkollat, pastaj komunikimi i fëmijëve gjatë pushimeve, gjatë hyrjes në shkollë, në hapësirat e përbashkëta dhe korridoret.
Këtë qëndrim sot, tha Filipçe, e prezantoi në një seancë të Qeverisë dhe shtoi se diskutimi është ende në vazhdim dhe pret që Qeveria të arrijë në një vendim përfundimtar brenda disa ditësh.
“Qëndimi përfundimtar, duke marrë parasysh të gjitha aspektet e tjera të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, besoj se Qeveria do të marrë një vendim të caktuar brenda ditëve të ardhshme”, tha Filipçe.
Ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se për nesër është planifikuar një mbledhje e Komisionit për Sëmundje Infektive me përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në të cilën ata do të rishikojnë protokollet për punën e çerdheve.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës