Ministri i shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe sot nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se e kanë pranuar propozimin e shtabit qendror të krizës dhe të njejtin tanimë duhet ta pranojë vetëm qeveria në mbledhjen e ardhshme publike që mbahet ditën e nesërme (e martë, 4 maj).
Shtabi qendror i krizës në Maqedoni ka propozuar masa të reja restrikcioni deri tek Qeveria për mbrojtje nga COVID-19, që pritet të shqyrtohet ditën e nesërme (e martë).
Shtabi i krizës propozon orë policore prej orës 23:00 ndërsa objektet hotelierike të punojnë deri në ora 22:30, njejtë duke përdorur vetëm ambientet e taracës. Këto masa sipas shtabit të krizës duhet të vlejnë nga dita e mërkurë (5 maj), gjithmonë nëse të njejtat pranohen nga Qeveria.
Arsyeja për lehtësimin e masave sipas Shtabit të krizave, është për shkak të përmirësimit të numrit të infektimeve dhe ulja e numrit të rasteve aktive. /Telegrafi/
Falsifikim i dokumenteve, arrestohen dy persona në Prizren
Stelina eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Dy të arrestuar në Vushtrri, sulmuan fizikisht një person
PSG dëshiron të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit në verë
Nis intervistimi i komisionerëve të dyshuar për manipulim të...
Dita Botërore Kundër Kancerit