Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi në profilin e tij në Facebook se sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar takimet koordinuese për përgatitje për fillimin e transplantit të gjashtë radhazi nga një donator i vdekur.
Gjatë ditës së djeshme, thekson ministri, koordinatorët e spitalit nga KARIL diagnostikuan një pacient të ri me vdekje të trurit dhe pas bisedave të gjata me familjen vendosën t’i dhuronin organet.
“Falë humanizmit të tyre sot një pacient do të marrë një zemër dhe një shans për një jetë të re. Një pacient tjetër i ri përgatitet të marrë një veshkë. Bëhet fjalë për operacione jashtëzakonisht të vështira, i uroj kolegëve të mi shumë suksese në punën e tyre. Për më tepër, nga donatori do të implantohen edhe indet e eshtrave. Falënderim shumë i madh për familjen për gjestin e tyre human. Të mendosh të shpëtosh jetën e dikujt tjetër në momentet kur jeta e një personi të dashur humbet është guxim dhe njerëzim që nuk kanë çmim”, shkroi Filipçe./telegrafi/
Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...
Vdes një 59-vjeçar në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një ...
Konjufca merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tira...
Istog: I mituri nuk ndalet pas urdhërit, policia arrin ta ka...
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...