Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në koordinim me anëtarët e Komisionit për Sëmundjet Infektive këtë mëngjes diskutoi situatën epidemiologjike në Tetovë dhe ranë dakord me Qeverinë të propozojë masa të reja për këtë rajon, për të parandaluar përhapjen e shpejtë të virusit Covid-19.
Situata në Tetovë është jashtëzakonisht serioze dhe vala e re tashmë ka ardhur, dhe kjo ishte e pritshme sepse situata është e ngjashme kudo në rajon. Pushimet verore kanë sjellë frekuencë të lartë lëvizjeje dhe kjo ishte e pritshme, prandaj masa të caktuara duhet të rikthehen për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Analizat që janë bërë ditët e kaluara nga ISHP tregojnë se virusi është përhapur kryesisht në mesin e të pavaksinuarve, mbi 90% të rasteve të reja janë qytetarë të pavaksinuar. Nga ana tjetër, përfshirja në vaksinim është nën 20% në Tetovë. Si grupime ku virusi përhapet më shpejt janë dasmat dhe festat që janë të shumta në këtë rajon, ndërsa sipas informacioneve në nivelin lokal, masat parandaluese nuk respektohen fare, veçanërisht mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura.
Ministri dhe anëtarët e Komisionit propozojnë masat dhe kufizimet e mëposhtme:
Ndalimi për të organizuar të gjitha ngjarjet masive në hapësira të mbyllura, dasma, festime. Kjo është thelbësore për tu respektuar në periudhën e ardhshme dhe qytetarët duhet të kuptojnë se kjo masë është e nevojshme.
Mbushja e pjesës së mbyllur të objekteve të hotelierisë nuk duhet të kalojë 30%, dhe jo më shumë se 4 persona mund të ulen në tavolina.
Kontrolle të intensifikuara për zbatimin e këtyre masave, por edhe masat për mbrojtjen personale, kryesisht mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura.
Forcimi i vaksinimit dhe komunikimit në terren në nivel lokal në mënyrë që të rritet përfshirja e të vaksinuarve, sepse është e qartë se vetëm me vaksinim mund të parandalojmë përhapjen dhe rrezikun nga sëmundja e rëndë tek pacientët./Telegrafi/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...