Deri në 75% të të gjitha rasteve të Covid-19 janë asimptomatikë, gjegjësisht nuk kanë simptoma.
Kjo do të thotë që ata mund të transmetojnë virusin edhe pa qenë të vetëdijshëm për të, shkruan në profilin e tij në Facebook Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të gjithë të mbajmë maska dhe të sigurohemi që edhe transportuesit asimptomatikë të mos e përhapin virusin. Veshja e maskës mbron veten, por mbi të gjitha të tjerët.
Përgjegjësia personale dhe vetëdija janë çelësi për të luftuar pandeminë dhe maskat janë treguar të suksesshme në parandalimin e përhapjes së virusit”, shtoi ai.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 3.404 teste dhe janë regjistruar 1.285 raste të reja të Covid-19, 14 të vdekur dhe 176 të shëruar./Telegrafi
Turqia miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve social...
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca