Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, ka thënë se politika nuk ka ndërhyrë në zgjedhjen e tij reis të ri të BFI-së.
Në një intervistë për Alsat, ai e hodhi poshtë në mënyrë kategorike që politika të jetë përzierë gjatë procesit së zgjedhjes së tij në krye të BFI-së. Ai tha se zgjedhja e tij në krye të BFI-së erdhi si rezultat i nevojës për ndryshime rrënjësore në BFI.
“Me përgjegjësinë më të madhe ju them se kjo ka qenë një opsion autonom, që lindi nga konsultimi ynë në mes veti, se ambient i formuar ka nevojë që të ndryshojë drejt asaj që është më e mirë. Nuk ka pasur asnjë ndikim në këtë opsion. Nuk ka pasur kurrfarë ndikimi në opsionin, që quhet opsioni i ndryshimeve të reja në BFI”.
“Fakti që vërtet ka qenë autonom nga vet konsultimi i faktorëve brenda Bashkësisë Islame, është se me ardhjen time si ushtrues detyrë e vizituan me mijëra njerëz nga etni të ndryshme në vendin tonë dhe më kanë uruar punë të mbarë”, tha Fetahu.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...