Për luksin e bërë me para të qytetarëve nga një pjesë e kratereve të komunave do të kërkohet llogari. Ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu, thotë se qytetarët janë ata që japin dënimin kur dalin në zgjedhje, dhe theksoi se puna e papërgjegjshme e një pjese të kryetrëve të komunave mund të reflektohet edhe në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.
Rasti i fundit që shkaktoi revoltë në opinion është kreu i Strugës, Ramiz Merko i cili me paratë e komunës për rinimin e parkut vozitës të komunës shpenzoi 100 mijë euro, prej të cilëve 70 mijë vetëm për automobilin me të cilin vozitet ai vetë. Derisa Merko bën jetë luksi, komuna e tij është një nga dhjetë komunat me më shumë borxhe. Minusi i Strugës në arkë ka mesi i vitit 2018 ishte 3.5 milionë euro. Qeveria hartoi zgjidhje ligjore me të cilën u mbulua gjysma e borxheve të grumbulluara nga komunat-gjithsej 50 milionë euro. Ohri, Tetova, Kumanova dhe Karposhi janë komunat me më shumë borxhe./AlsatM/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...