Evropa dhe SHBA kanë një porosi për Shkupin

00:25 | 8 Tetor 2015
Gita

Komisioni Evropian porositi sot partitë politike në Maqedoni që sa më shpejt të arrijnë marrëveshje për Kodin Zgjedhor.

Zëdhënësja e këtij trupi, Maja Kocijançiq tha për mediet se Komisioni e ka parasysh se partitë hisedare të marrëveshjes së Përzhinos nuk arritën ta jetësojnë këtë gjë, por shtoi se bisedimet duhet të vazhdojnë. Sipas saj, Brukseli do të ndjek nga afër zhvillimin e ngjarjeve dhe pret që partitë të arrijnë marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur.

Lidhur me propozim-ligjin për ndalimin e publikimit të përgjimeve, Koçijançiq theksoi se Komisioni Evropian është informuar për tërheqjen e tij nga Kuvendi.

Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav ka shpreh sot keqardhje për mosrespektimin e afatit final për marrëveshjen për reformat zgjedhore. Ai tha se pret që sonte marrëveshja të merr dritën jeshile. Diplomati evropian shtoi se deri më 20 tetor edhe Ligji që ka të bëjë me përgjimet, duhet të miratohet në Parlament, transmeton tv21.

Edhe ambasada amerikane në Shkup, përmes një deklarate, theksoi se është arritur përparim për reformën zgjedhore dhe se palët politike inkurajohen që para 20 tetorit të gjejnë zgjidhje për përgjimet dhe çështjet e tjera të hapura.

Shpërndaje në rrjete sociale