“Të pakta janë mundësitë që deri nesër ose në orët e ardhshme të ketë ndonjë zhvillim të ri të ngjarjeve, sidomos nëse e marrim parasysh mossuksesin e mbledhjes së fundit të Komisionit të përbashkët bullgaro-maqedonas për çështje historike dhe arsimore”.
Këtë sot e deklaroi eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, në lidhje me mundësinë për ndryshim të qëndrimit të Bullgarisë për veton ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave me BE-në.
Siç njofton BGNES, Kovaçev ka thënë se kryeministri Zoran Zaev duhet të manifestojë guxim më të madh dhe nxitje, me qëllim që të zbatojë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.
“Nëse në Komisionin e përbashkët në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, kolegët e Shkupit frikësohen t’i pranojnë faktet, atëherë duhet të gjendjen mekanizma tjerë për zbatimin e marrëveshjes. BE-ja nuk ekziston që të urrehemi njëri me tjetrin, por të jetojmë së bashku në tolerancë të plotë”, tha Kovaçev.
Sipas tij, nuk duhet të lejohet që të rinjtë në RMV “të arsimohen ta urrejnë Bullgarinë”./Telegrafi/
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Ndërpritet përkohësisht qarkullimi me trenin Pejë-Prishtinë
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...