Komisioni i Kuvendit të Maqedonisë, për mandate dhe imutete ende nuk është mbledhur që të diskutojë për kërkesën e gjykatës për heqjen e imunitetit për gjashtë deputetët e OBRM-PDUKM-së që janë të përfshirë në hetimin për ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë.
Edhe pse nga gjykata është dërguar kërkesë deri tek kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi që të diskutohet marrja e mandatit, e njejta nuk është futur në procedurë të komisionit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sipas rregullores së punës së Kuvendit, në këtë rast, Kuvendi duhet të merr mendim nga komisioni në fjalë dhe me shumicë të thjeshtë të vendos për mandatin e gjashtë deputetëve. /Telegrafi/
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...