Mund të tingëllojë çuditshme për shekullin e 21-të, por kishat ortodokse në Greqi dhe Maqedoni janë vënë përballë njëra-tjetrës sa i takon kontestit të emrit.
Disa ditë më parë, klerikë të lartë të kishës greke kërkuan që emri Maqedoni të mos përfshihej fare në emrin e ri zyrtar të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, ndërsa tani “kusurin” e kthen kisha ortodokse në Shkup.
“Vetëm Zoti mund ta shpëtojë Maqedoninë, pasi pa Zotin, atdheu, kombi ynë dhe kisha nuk do të ekzistojnë në kohën kur jemi të nënçmuar deri në skajshmëri. Këtu mund të na ndihmojnë edhe grekët pasi nëse ata nuk heqin dorë nga vijat e kuqe, procesi i bisedimeve do të dështojë. Nuk do të ndryshojmë as emrin e shtetit, e nuk do të humbim, as identitetin e as gjuhën”, ka deklaruar në tubimin e fundit në Shkup peshkopi Petar.
Ai ka bërë thirrje për unitet, ndërsa ka drejtuar akuza ndaj partisë në pushtet të kryeministrit Zoran Zaev për heqje dorë nga interesat shtetërore dhe kombëtare./tch/
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit