Ish-kryeministri Nikolla Gruevski do të kthehet dhe do ta vuajë dënimin, porositi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, në TV 24.
Duke komentuar punën e MPB-së dhe kritikat për arratisjen e ish kryeministrit Gruevski, Spasovski shkurt u përgjigj se ai do të kthehet në Maqedoninë e Veriut dhe do ta vuajë dënimin me burg.
Gazeta Lajm para ca kohe ka shkruar se Gruevski brenda një kohe të shkurtër do të kthehet në vend, kurse një gjë të tillë tani e paralajmëron edhe “kryepolici” Spasovski.
Ndryshe, Ministria e drejtësisë në shtator paralajmëroi se do të dërgojë kërkesa të reja për ekstradim të autorëve të veprave penale, për të cilët ka rrethana ose padi të reja, kurse mes tyre një do të kërkohet në Hungari, për ekstradimin e ish kryeministrit Gruevski.
SHBA ndërmjetëson dialogun për uljen e tensioneve në Lindjen...
SHBA dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë krimet ekonomike
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Kurti zhvilloi takim me kancelarin e Austrisë – flasin...
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik