Ekipet e ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria edhe këtë javë janë në Bruksel, ku vazhdojnë të dëgjojnë për legjislacionin e BE-së në fushat e përmbajtura në klasterin e parë për negociata me BE-në.
Siç informon Agjencioni Informativ i Maqedonisë, Skriningu sqarues filloi në fund të javës së kaluar me kapitujt “Furnizime publike” dhe “Statistika”, të cilat janë pjesë e klasterit të parë të njohur si “Themelet”.
Ky është klasteri i cili i përmban edhe kapitujt kryesorë për drejtësinë, gjyqësinë dhe të drejtat themelore.
Ekipet e ekspertëve edhe këtë javë janë në Bruksel ku vazhdojnë të dëgjojnë për legjislacionin e azhurnuar të legjislacionit të BE-së në kapitujt e mbetur nga klasteri i parë.
Sot dita i kushtohet reformës së administratës publike. Deri në fund të javës në rend dite do të jenë edhe kriteret ekonomike, kontrolli financiar dhe drejtësia dhe të drejtat themelore, si dhe kapitulli “Drejtësia, liria dhe siguria”.
Ky proces i skriningut sqarues duhet të zgjasë deri në nëntor.
Në këtë pjesë të procesit, ekipet njoftohen me risitë në legjislacionin e BE-së në të gjithë kapitujt e procesit të negociatave dhe kanë mundësinë t’u bëjnë pyetje kolegëve të tyre nga Komisioni Evropian të cilët e udhëheqin skriningun.
Pasi do të përfundojë skriningu sqarues, ekipi nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të ndahen dhe secili do ta fillojë skriningun bilateral.
Skriningu bilateral është proces në të cilin vendi negociator duhet të tregojë dhe dëshmojë deri ku është në procesin e transpozimit të legjislacionit të BE-së në atë të brendshëm.
Ky proces duhet të zgjasë të paktën deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, me mbikëqyrje të ngushtë nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së.
Vetëm pas përfundimit të skriningut bilateral dhe pas ndryshimeve kushtetuese për regjistrimin e bullgarëve, Maqedonia e Veriut do të mund edhe formalisht të fillojë të negociojë klaster për klaster.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...