Vladimir Djukanovic, deputet dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS), të Aleksandar Vuciq, ka shkruar një mesazh të turpshëm në profilin e tij në Twitter, duke kremtuar 24 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.
Deputeti i Vucic’it, Djukanovic paturpësisht ka shkruar në rrjetin social Twitter duke i përgëzuar popullin serb dhe falënderuar Ratko Mlladic, njërin ndër fajtorët kryesor për gjenocidin në Srebrenicë.
“Dua të përgëzoj popullin serb në ditën e çlirimit të Srebrenicës, duke falënderuar gjeneralin Ratko Mlladic për operacionin ushtarak Krivaja ’95 të ekzekutuar shkëlqyeshëm”, shkroi Djukanovic.
Ai gjithashtu bashkëngjiti një video të ushtarëve të udhëhequr nga krimineli i luftës Ratko Mlladic në Srebrenicë.
Një veprim i tillë i turpshëm vjen një natë para 11 korrikut, kur mbetjet e 33 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës do të varrosen.
Mesazhe të ngjashme çnjerëzor nuk është hera e parë që publikohen nga zyrtarë serb. /Gazetametro
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...