Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku një 15-vjeçar shqiptar, R. A, humbi jetën pasi u përplas nga një makinë ndërsa po kalonte rrugën në vijat e bardha.
Ngjarja ndodhi në Guidonia, më 12 tetor, kur i riu po kalonte rrugën pranë kinemasë Space në qytet.
Pas përplasjes, ai u transportua me urgjencë në spitalin e Tivolit ku luftoi me jetën për dy orë, por fatkeqësisht nuk mbijetoi.
Adoleshenti shqiptar u përplas nga një 71-vjeçar italian, i cili po ngiste një makinë Dacia Sandero.
Policia lokale e Guidonias ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, duke ndërhyrë menjëherë në vendin e aksidentit, në kryqëzimin e Via Roma me Via Cesare Pascarella.
Shoferi, i cili ndaloi për të ndihmuar viktimën, rezultoi negativ në testet e alkoolit dhe drogës.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. /Telegrafi/
“Jemi me ju”, Osmani i jep forcë Dardanëve për ndeshjen e ma...
Rasti i 1 milionëshit në Merdarë, Supremja anulon vendimin e...
Meta i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë, kërkon lirinë
MINTI themelon komision të posaçëm për verifikimin e njehsor...
Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerik...
BE shpreh keqardhje për anulimin e takimit Brdo-Brioni nga K...