Një 62-vjeçar, banor i Shkupit është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi dyshohet për vrasjen e nënës së tij.
Arrestimi ka ndodhur rreth orës 7:50 në rrugën “23 tetori”. 62-vjeçari dyshohet se ka vrarë të ëmën, 84-vjeçare, në shtëpinë e saj në lagjen Aerodrom të Shkupit.
“Është privuar nga liria I.T. (62) nga Shkupi për shkak të dyshimit se këtë mëngjes, rreth orës 6:30, në shtëpinë e tij, me një objekt të mprehtë i ka shkaktuar plagë nënës së tij V.T. (84) nga Shkupi, pas çka ajo ka vdekur”, njoftoi Ministria e Brendshme./Alsat M
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...