Epidemiologët zbuluan dy raste të reja me koronavirus në Gostivar. Bashkërisht me rastet e reja në Komunën e Gostivarit ka katër raste aktive me koronavirus.
Sipas informacioneve të shtabit komunal, dy rastet e reja janë regjistruar në fshatin Çegran, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke marrë parasysh se rastet e reja punojnë në ente publike, epidemiologët sot do të testojnë 50 kolegë dhe familjarë të tyre.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, vlerëson se gjendja është stabile, por paralajmëroi rritje të numrit të të infektuarve, si pjesë e valës së dytë të pandemisë.
Deri tani në Komunën e Gostivarit dhe komunat përreth, janë bërë 370 testime, ndërsa momentalisht ka tetë raste me coronavirus. Si pasojë e coronavirusit, që nga fillimi i epidemisë në Gostivar dhe komunat përreth kanë humbur jetën 3 persona.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...