Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot ka paraqitur propozim për lëshimin e një urdhri penal kundër një banori 46-vjeçar nga Koçanit, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim të dokumentit”, që dënohet sipas nenit 378 paragrafi 1 nga Kodi Penal.
Më 14 mars, në vendkalimin kufitar të Aeroportit të Shkupit, personi në fjalë ka tentuar të largohet nga vendi duke përdorur një vërtetim të rremë për test negativ PCR për Covid-19. I akuzuari ka përdorur certifikatën edhe pse e dinte se nuk ishte testuar dhe e dinte që nuk kishte një certifikatë origjinale nga laboratori në fjalë, transmeton alsat.
Prokurori publik kompetent i propozoi Gjykatës Themelore Penale-Shkup që kundër 46-vjeçarit të shqiptohet gjobë prej 100 globave ditore me nga 20 euro në kundërvlerë të denarëve.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...