Kryeministri i tanishëm i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka votuar në zgjedhjet parlamentare që janë duke u mbajtur sot atje.
Abazoviq është duke kandiduar me koalicionin “Guximi Vlerësohet”.
Pasi ka votuar, ai para mediave ka thënë se është i bindur që do të punohet më shumë në të mirë të Malit të Zi.
“Ju falënderoj që keni ardhur dhe që i përcillni zgjedhjet, atmosfera është e relaksuar. Është shumë kënaqësi të konstatoj nga pozita e kryeministrit se është gjendja shumë më mirë se që ka qenë më herët, nuk ka tensione, partitë politike shumicën e debateve i kanë pasur për zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të Malit të Zi”.
“Në këtë frymë shpresoj që do të mbarohen zgjedhjet, pastaj sigurisht që do të ketë bisedime pasi në Parlamentin e Malit të Zi kemi pasë shumë fytyra të reja dhe jam i bindur që do të vijmë në një zgjidhje shumë të mirë”.
“Sa më përket mua apo partisë që e përfaqësojë, unë nuk kam dilemë se ne kontributin tonë e kemi dhënë jashtëzakonisht dhe se duhet të vazhdojmë me të njëjtën forcë t’i promovojmë ato vlera me të cilat luftojmë”, ka thënë Abazoviq
Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, më shumë se 542,000 votues kanë të drejtë vote në 1,038 qendra votimi në të gjithë vendin.
Në garë janë 15 koalicione dhe parti, të gjitha qendrat e votimit u hapën me kohë në ora 07:00 të mëngjesit, dhe do të jenë të hapura deri na ora 20:00.
Identifikohet burri që u vra pasi u përpoq të hynte në pronë...
Moti për pesë ditët e ardhshme: Kryesisht stabil dhe tempera...
Barcelona rikthehet në krye të tabelës pas fitores me Levant...
Pacolli: Pak para iftarit, njeriu ndalet për një moment dhe ...
Kosova publikon listën e gjerë për ndeshjen me Sllovakinë
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë