Drejtoria Doganore muajin e kaluar shtroi shtatë padi penale kundër tre personave juridik dhe 11 personave fizik për shkak të parregullsive të konstatuara.
Paditë ishin për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepra të kryera penale “fshehjen e tatimit”, “shkeljen e të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorimit të pautorizuar të një kompanie të huaj”, “përpunimin e paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë apo materie shpërthyese” dhe “kontrabandim”, kumtoi sot Drejtoria Doganore e Maqedonisë.
Kundër një personi juridik dhe katër personave fizik, nga ana tjetër janë shtruar dy padi për shkak të dyshimit për vepër penale “shkeljen e së drejtave të pronësisë industriale dhe përdorimit të pautorizuar të një kompanie të huaj”, gjegjësisht kanë importuar produkte të cilat janë lëndë e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale, me qëllim që të mashtrojnë blerës.
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...