Sot bëhen katër ditë që kur nisi zjarri në Malin Sharr. Zjarri ende nuk është shuar, ndërsa pjesa më e madhe e zjarrit është nën Kodrën e Diellit dhe mbi fshatin Lisec.
“Shuajmë zjarrin bashkërisht me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim nga ku dërguan dy aeroplanë që hidhnin ujë nga lartë. Mendoj se edhe sot duhet përsëri ta bëjnë të njëjtën, sepse bëhet fjalë për zjarr i gjatë tre kilometra. Digjen drunjtë dhe ka shumë tym. Mendojmë se arsyet e ndezjes së zjarrit është faktori njeri. Zjarri i dytë mbi Kodrën e Diellit sot pasdite është lokalizuar dhe pres që atje të mos ketë probleme”, deklaroi Ukë Aliti nga Njësia kundër zjarrit –Tetovë.
Zjarre ka edhe më tej në Malin Sharr mbi fshatin Bogovinë.
“Shpresoj se edhe temperaturat më të ulëta që po paralajmërohen do të na ndihmojë, sepse vërehet se zjarri po zvogëlohet”, tha Aliti./Telegrafi/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari